Prishtinë, vetëvritet moderatori i “Radio Kosova”

27/10/2015 00:00

Një vetëvrasje e dyshimtë ka ndodhur pasditen e kësaj të martë në rrugën “George Bush” në Prishtinë, teksa një person është hedhur nga godina e “Radio Kosovës”. Burime nga vendngjarja thonë se ai është hedhur nga kati i 9 i godinës.

Tashmë është konfirmuar edhe zyrtarisht se, personi që dyshohet se u hodh nga ndërtesa e “Radio Kosovës” është gazetar i kësaj radioje. Bëhet fjalë për 39-vjeçarin Emin Rexhepi, i lindur në vitin 1976.

Stafi menaxherial i “Radio Televizionit të Kosovës”, nëpërmjet një njoftimi shpreh pikëllimin e thellë për rastin e vdekjes së gazetarit Emin Rexhepi. Sipas stafit, ai ka qenë punëtor i zellshëm në RTK.

Ekipet e Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar shkakun e kësaj ngjarjeje. Ndërkohë, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka thënë se kjo vdekje është cilësuar si e “dyshimtë” nga forcat e rendit dhe se për detaje të mëtejshme do të priten rezultatet e Mjekësisë Ligjore.

Top Channel