Shtyhet seanca gjyqësore ndaj “Ballist” Morinës

28/10/2015 09:15

Ismail Morina, i njohur ndryshe si “Ballist” Morina, me masen arrest me burg për armëmbajtje pa leje, u paraqit paraditen e së mërkurës në Gjykatën e Apelit të Tiranës për seancën e radhës, që në fakt u shty për të premten në orën 09:30.

Shtyrja e seancës erdhi për shkak se avokati i Morinës, Ardian Visha, nuk është paraqitur.

“Ballisti” u arrestua një ditë para ndeshjes Shqipëri-Serbi, pas raportimit nga një qytetar në sallën operative se në automjetin ku ai udhëtonte gjendeshin armë.

Gjykata e Tiranës shpalli arrest me burg për të, ndërkohë që për tre shokët të cilët kishin dijeni për armët e Morinës, u deklarua masa e detyrimit me paraqitje.

Top Channel