Çfarë thotë gjuha juaj për shëndetin

28/10/2015 00:00

Dëshiron të dishë nëse ke një frymëmarrje me erë të keqe? Thjesht nxirr gjuhën dhe inspektoje në pasqyrë, këshillojnë dentistët. Gjendja në të cilën ndodhet gjuha e një njeriu mund të tregojë nëse frymëmarrja e tyre mban erë të keqe, thonë dentistët.

“Gjuha që nuk është e njëjtë në të gjithë sipërfaqen fsheh më shumë baktere, të cilat të japin një erë të keqe të frymëmarrjes”, thotë     Harold Katz, dentist në “The California Breath Clinics”. Dhe nëse një person ka gjuhën më të veshur, është më i predispozuar të ketë erën e keqe të gojës.

Në librin e tij të fundit, “Bad Breath Bible”, Katz shpjegon se çfarë thotë gjuha juaj për shëndetin, si dhe rastet nga se shkaktohet era e keqe e gojës, që nga vetë pastat e dhëmbëve deri tek dietat me nivel të lartë proteine.

Bakteret shkaktojnë erën e keqe të gojës
Era e keqe është rezultat i miliarda baktereve që shkaktojnë ata, që njeriu i merr nëpërmjet ushqimeve. Proteinat mbeten në gjuhë dhe konvertohen në erë, me bazë squfuri. Në gojën tuaj jetojnë gjithmonë organizma, dhe krahas baktereve të këqija, janë dhe ato të mirat që ju ndihmojnë ti rezistoni mikrobeve dhe të tretni proteinat. Ndërsa bakteret e tjera janë të këqija, dhe mund t’ju shkaktojnë dhimbje fyti apo edhe infeksion veshi.

Si ndikon gjuha në frymëmarrje
Gjuha ka një topografi si hartë. Ndryshimet në këtë topografi mund të ndikojnë dhe në shkallën e frymëmarrjes së keqe.

Përgjithësisht, sa më e ashpër të jetë gjuha, aq më shumë një person ka tendencën të ketë probleme me frymëmarrjen me erë të keqe.     Disa gjuhë kanë një ndarje të thellë, apo çarje.

Gjuha që ka shumë çarje ndikon shumë në frymëmarrjen e keqe, pasi siguron një mjedis të përshtatshëm për shumëfishimin e baktereve. Nëse gjuha juaj ka një veshje të bardhe apo të verdhë është si rezultat i këtyre bakterve që lidhen me erën e keqe.

Si ndikon pasta e dhëmbëve te era e keqe e gojës
Çdokush mund të ketë frymëmarrje me erë të keqe, madje dhe ata që janë fanatikë të higjienës së gojës. Por më shumë se sa higjiena orale duhet të kontrolloni ushqimet që hani, ilaçet që merrni dhe zakonet tuaja të përditshme që mund t’iu sigurojnë një mjedis të favorshëm për zhvillimin e baktereve që shkaktojnë këto erëra.

Top Channel