Halle Berry, një pseudonim për divorcin

28/10/2015 00:00

Halle Berry ka firmosur me pseudonim dokumentin e divorcit nga Olivier Martinez. Ylli i X-Men ka nënshkruar si “Hal Maria” në letra, një ditë para se Olivier të firmoste dokumentin e ndarjes. Maria është emri i saj i dytë.

Halle, 49 vjeç i referohet Olivier si Oliver Martin dhe djalit 2-vjeçar, Maceo, si Mac Martin. Sipas TMZ, kjo është bërë për “arsye privatësie”, por mund të vërë në dyshim vlefshmërinë e dokumentit, se kush firmoi i pari, ndërsa pseudonimi nuk lejohet.

Në një deklaratë të martën, Halle tha se vendimi për ndarjen ka qënë i përbashkët dhe se ata do të mbeten miq.

Top Channel