Grimshaw: Çfarë i bëra telefonit të Bieber

28/10/2015 00:00

Nick Grimshaw ka bërë një rrëfim tronditës në emisionin e tij të mëngjesit në Radio 1. Sipas gjyqtarit të X Factor, Justin Bieber harroi telefonin në studio pas intervistës së tij të premten.

Pavarësisht përpjekjeve të Grimshaw për t’i kthyer telefonin yllit të muzikës, nuk mund të komunikonte me njerëzit e tij dhe kështu që vendosi të merrte telefonin me vete.

“Nuk mund të lija telefonin në studio, pasi në fundjavë nuk ka as recepsionistë asgjë. Kështu që telefonova personat më të cilët ai punon, por mesa duket kanë qënë shumë të zënë dhe nuk mu përgjigjën”, thotë Grimshaw.

Të gjithë po mendonin se çduhet të bënin me të, ndërsa e kishin lënë të pinin diçka pas pune të gjithë bashkë, si fundjavë që ishte. Kështu që Nick u detyrua të merrte me vete telefonin e Bieber.

Pasi kishte rrakëllyer nja dy gota skuadra e Justin kontaktoi me të, nëse mund të takoheshin për t’i dhënë telefonin. Girmshaw ra dakord, po teksa po ecte i tërhoqi vëmendjen një mesazh që mbërriti në telefonin e Bieber.

“Kjo më tërhoqi sërish vëmendjen tek telefoni. Unë nuk mund të lexoja mesazhin pasi telefoni ishte me fjalëkalim. Kështu që ajo që bërai krijova vetes akses në kamera”, vijon Grimshaw rrëfimin e tij.

“Për disa arsye, mendova se do të ishte zbavitëse të bëja disa selfie. Pastaj mendova që do ishte më mirë të shkruaja numrin tim të telefonit në një copë letër, dhe të bëja një video me veten time ku t’i kërkoja të më telefononte. Por më keq se kaq. Filmova veten time teksa këndoja këngën e Bieber, “What do you mean?”. Por për shkak të fjalëkalimit nuk munda të fshija asgjë, teksa telefonin ia ktheva të zotit”, thotë Nick.

Pavarësisht thirrjeve të tij për ta telefonuar, videos etj., Bieber nuk kontaktoi më me Grimshaw. “Nuk besoj se ai do të vijë më në emisionin tim”, thotë Nick.

Top Channel