Korçë, varfëria ulet këmbëkryq mes banorëve

28/10/2015 00:00

Në kohën kur në qytetin e Korçës shpenzohen shuma marramendëse për investime, që i japin një tjetër imazh, realiteti i një pjese të madhe që jetojnë në këtë qytet është i dhimbshëm.

Në shumicën e dyqaneve në lagje të ndryshme të qytetit, fletoret dhe listat me borxhe janë të mbushura nga familje, të cilat blejnë me listë ushqimet, duke nisur nga buka e kripa e deri tek ato pak perime, që marrin për të shtyrë vaktet.

Shitësit pohojnë se, vit pas viti, për familjet që jetojnë me ndihmë ekonomike, pensionistët, por edhe të tjerë situata po rëndohet, ndërsa ata janë të detyruar t’u japin atyre kuponin tatimor, pavarësisht se nuk e dinë nëse do t’i marrin lekët apo jo.

Valbona Lako, nënë e 3 fëmijëve, prej vitesh jeton në skamje, mes borxhesh dhe pa një strehë. 38-vjeçarja tregon se, deri tani ka 30 mijë lekë borxhe dhe, pavarësisht se ajo dhe fëmijët 4, 6 dhe 7 vjeç dhunohen nga kryefamiljari, askush nuk ka marrë masa.

Në qytetin e Korçës, mijëra familje përballen me papunësinë, ndërsa jetojnë me të ardhurat nga ndihma ekonomike dhe borxhet në dyqane rriten dita-ditës.

Top Channel