A është ky punëtori më i shpejtë?

28/10/2015 00:00

Një punëtor ndërtimi tregon aftësinë e tij duke renditur 90 tulla në minutë. Në një video, ku emri i punëtorit nuk dihet, ai vendos çdo tullë në vendin që i takon.

Në pamjet prej 1 minutë e 40 sekonda, tregohet se ky punëtor i shkathët vendos një total prej 154 tullash. Mendohet se pamjet janë xhiruar nga kolegu i punëtorit, teksa ata ishin duke shtruar një trotuar në Essex.

Videoja origjinale është postuar në YouTube që në korrik, por ajo është shpërndarë në faqe të ndryshme e rrjete sociale, dhe deri tani ka fituar plot 1.2 milionë klikime.

Top Channel