Rikonstruktohet rruga e Dajtit, Veliaj: Investimi mbyllet para afatit

28/10/2015 12:30

Brenda nëntorit, përfundon rikonstruksioni i rrugës së Dajtit. Gjatë inspektimit të ndërhyrjeve që po zhvillohen në këtë rrugë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se ky investim mbyllet përpara afatit të parashikuar, si dhe do të shihet mundësia e ndërtimit të një piste vrapimi për qytetarët që vizitojnë parkun e Malit të Dajtit.

“Më vjen mirë që investimin në këtë rrugë po e përfundojmë përpara afatit dhe dua shumë që të shoh edhe se si do ta zgjerojmë infrastrukturën, për një shtesë të caktuar në trotuar për pistën e vrapimit, si dhe gjithë infrastrukturën tjetër mbështetëse, e cila është absolutisht e nevojshme në këtë territor “Këto janë rrugë që bëhen me taksat e qytetarëve të Tiranës, ndaj i ftojmë gjithë qytetarët që t’i ruajnë investimet, që rrugët të mos vandalizohen e të mos ndoten”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës tha se kjo rrugë i shërben mbi 20 mijë banorëve të lagjes së re të Tiranës, në zonën e “Freskut” dhe zonën e poshtme të komunës “Dajt” por edhe banoreve të Tiranës që vizitojnë parkun kombëtar të Dajtit.

Top Channel