Skandali i Volkswagen, humbje për të parën herë në 15 vite

28/10/2015 00:00

Skandali i “software”-ve, që manipulonin emetimet, ka fundosur financat e Volkswagenit.

Për të parën herë në 15 vite, gjiganti gjerman i prodhimit të automobilave ka shkuar në minus gjatë tremujorit të tretë, duke deklaruar një humbje prej 1.67 miliardë eurosh.

Kostot ligjore, të asaj që mediat e huaja kanë nisur ta etiketojnë si “dieselgate” do të rëndojnë mbi kompaninë edhe për pjesën e mbetur të 2015-s.

Megjithatë drejtuesit e saj vazhdojnë të ushqejnë bindjen se shitjet do të rriten, ndonëse fitimet në total, për të gjithë vitin, llogaritet të kenë rënie të ndjeshme.

Top Channel