PS, Xhaçka: Basha, i pabesueshëm. Ka prodhuar vetëm mashtrime

28/10/2015 00:00

Partia Socialiste e quan të pabesueshëm kreun e PD-së, me premtimet që ka bërë gjatë takimeve të tij në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Olta Xhaçka, tha se premtimet e Bashës nuk bëjnë asgjë, vetëm se kthejnë Shqipërinë pas në kohën e borxheve të mëdha dhe krizës ekonomike.

“Si ministër i Transporteve Lulzim Basha do të mbahet mend, për skandalin e korrupsionit, mbi 240 milionë euro vjedhje. Si ministër i Jashtëm Lulzim Basha do të mbahet mend për tradhëtinë kombëtare, që u shiti detin fqinjve. Si ministër i Brendshëm do të mbahet mend për vrasjen e 4 qytetarëve të pafajshëm në mes të bulevardit të Tiranës. Kurse si kryetar i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha do të mbahet mend si mashtruesi dhe dembeli më i madh, që në 4 vjet bëri veç zullume dhe skandale me lejet e ndërtimit. Prandaj Lulzim Bashën nuk mund ta besojë dot sot askush. Premtimet e tij nuk bëjnë asgjë, veçse kthejnë Shqipërinë mbrapa në kohën e borxheve të mëdha dhe të krizës ekonomike”, deklaroi deputetja e PS-së, Olta Xhaçka.

Top Channel