Futbollist dhe iluzionist

28/10/2015 16:50

Sulmues të zotë që u fshehin topin mbrojtësave në zonë, që quhen shpesh edhe si “magjistarë”, historia e futbollit ka parë plot.

Por, Cesar Martinez, futbollist i skuadrës venezueliane të Zamoras, përveç ‘magjisë’ që ofron brenda zonës, është edhe iluzionist…në kuptimin e parë të fjalës.

Talenti venezuelian e dëshmon këtë pas shënimit të një goli në një ndeshje të kampionatit vendas, kur i rrethuar nga shokët e skuadrës duket mban topin në ajër pa e prekur fare. Sa e vërtetë? Shihni dhe gjykoni vetë.

Top Channel