Deri në orët e para të mbrëmjes së mërkurë,7 persona janë nxjerrë të pajetë, të paktën 10 janë dërguar në spital dhe më tepër se 250 vetë janë shpëtuar nga mbytja e një anijeje peshkimi në ujërat e Egjeut, në afërsi të Mytilinit.

Sipas autoriteteve lokale, në zonë ndodhen forca të shumta të policisë, të Rojes Bregdetare dhe të Frontex.

Një dëshmitar okular tha se situata është kaotike dhe askush nuk e di me saktësi sesa emigrantë ndodheshin në bordin e varkës së mbytur në ujërat e ftohta të Detit Egje.

Operacionet vështirësohen prej kushteve ekstreme të motit në zonë, ku temperaturat janë ulur ndjeshëm.

Autoritetet thonë se po luftojnë me kohën për të mundësuar gjetjen në jetë të personave që kanë rënë në ujë. Çdo minutë që kalon, mund ta thellojë edhe më keq bilancin e viktimave.

Top Channel