Itali, përleshje mes shqiptarëve dhe latinëve në burgun e Xhenovës

28/10/2015 18:00

Një përleshje mes të burgosurish është verifikuara këtë të mërkurë mes grupeve shqiptare dhe amerikano-jugore në një burg të Italisë fqinje.

Mediat lokale bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në burgun e Marasit, në Xhenova, me të dënuarit që janë përleshur mes tyre me thika artizanale.

Gjithçka ka ndodhur rreth orës 13:00, gjatë orarit të ajrimit, përpara se të dënuarit të ndaheshin nga gardianët. Aktualisht raportohet për 20 të plagosur.

Autoritetet e burgut kanë deklaruar se situata ka degjeneruar në dhunë për shkak të kushteve të papërballueshme në institucionin reformues dhe për këtë kanë kërkuar masa të jashtëzakonshme nga qeveria.

Burgjet në Itali vuajnë nga mbipopullimi dhe njëkohësisht shkurtimi i personelit mbikëqyrës, që shpesh ka çuar në arratisjen e të dënuarve.

Top Channel