Ligji për regjistrimin e zejtarëve, do të përjashtohen nga taksat

28/10/2015 00:00

Të gjithë personat të cilët ushtrojnë një zanat të caktuar, tanimë do t’u duhet të jenë të regjistruar në Dhomën Kombëtare të Zejtarisë.

Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi tha se në Parlament do të kalojnë katër ligje të reja, një prej të cilëve lidhet me zejtarinë.

Ky ligj do të bëjë të mundur që këta persona që ushtrojnë zanate të ndryshme por të rëndësishme të njihen nga komuniteti dhe të përjashtohen nga taksat fiskale.

“Të jenë të regjistruar, të organizuar dhe të mbështetur nga shteti. Ligji i ri për zejtarët do të kërkojë që ata të jenë të përjashtuar nga fisku shqiptar, por ama të jenë njerëz të vlerësuar”, deklaroi Klosi.

Klosi tha se gjatë dy muajve të fundit janë futur në skemën e sigurimeve 100 mijë persona, çka dëshmon që shkalla e informalitetit në vendin tonë është shumë e lartë.

Në zyrat e punës ka një kërkesë të madhe të personave të cilët kërkojnë një vend pune i cili nuk përshtatet me kërkesat e punëmarrësve të cilët kërkojnë punonjës të kualifikuar.

Top Channel