Për dekada me radhë, imazhi i femrave franceze, me elegancën e hijeshin e  tyre ka frymëzuar në mënyrë të vazhdueshme. Duke bërë jo rrallë të shtyhemi për të njohur botën e tyre.

Kurioziteti ynë për këtë botë thuajse të panjohur, por tërësisht joshëse nis që nga mbrëmjet e salloneve të tyre, ku nuk mungonin diskutimet, argëtimi dhe muzika.

Madje këto sallone në shekullin e XIV e XV shërbenin si ambiente ku damat të cilat shkëlqenin mund të krijonin njohje të reja. Tërësisht të lirshëm e ku gjithçka përcillej me finesë në një vallëzim.

Francezët shquhen për stilin e tyre të jetës, ku shpesh shpirtërorja triumfon mbi materialen. Francezët shijojnë lukset e vogla në përditshmëri, duke e jetuar jetën me një lloj kualiteti të lartë, shijimi dhe mospasja e komplekseve i bën ato tejet unik.

Aksesi për të shkuar e vizituar Francën viteve të fundit u bë edhe më i madh, duke bërë që shumë prej nesh të absorbonim mënyrën e tyre, duke sjell kështu zakone të vogla që e bëjnë jetën tonë të mbushur plot e përplot detaje.

E gjithë bota i ka zili femrat franceze, për elegancën dhe dashurinë që ato kanë për veten. Praktikimi i ritualeve të kënaqësisë për to, duke nisur tek një çokollatë e mirë, një parfum i ri, një fustan i bukur, janë tejet jetesor.

Femrat franceze vlerësojnë gjërat e vogla në jetë dhe konsiderojnë se janë të rëndësishme sa ato të mëdhatë.

Top Channel