Barcelona ndalet nga skuadra e kategorisë së tretë

29/10/2015 00:00

Edhe pse luajti ndaj një ekipi që renditet në vendin e 11 në kategorinë e tretë në Spanjë, Barcelona nuk ka mundur të dalë e fituar nga ndeshja e parë e kupës ndaj Villanovense.

Luis Enrique hodhi në fushën e lojës lojtarët që janë aktivizuar më pak deri tani në kampionat dhe në Champions, por megjithatë vlerat e dy skuadrave në fushën e lojës ishin sërish të pakrahasueshme. Katalanasit dominuan në kontrollin e topit, por rastet për shënim ishin thuajse të barabarta dhe ndeshja edhe mund të ishte humbur.

Megjithatë për të vendosur ekipin që do të kalojë në fazën tjetër të Kupës së Mbretit në Spanjë do të duhet të luhet edhe ndeshja e kthimit, në të cilën zor se Enrique do t’i besojë këtij formacioni, pasi në rast të kundërt do të rrezikonte seriozisht eliminimin.

Top Channel