Përdhunime dhe kanibalizëm në Sudanin e Jugut

29/10/2015 03:10

Unioni Afrikan ka akuzuar qeverinë e Sudanit të Jugut dhe forcat rebele që janë aktive në këtë shtet për dhunë ekstreme në konfliktin që shpërtheu në fund të vitit 2013.

Një grup hetimor gjeti dëshmi të vrasjeve, gjymtime dhe torturave, kryesisht kundër civilëve, si dhe episode kanibalizmi.

Pavarësisht arritjes së një marrëveshje paqeje mes rebelëve dhe qeverisë në muajin gusht të këtij viti, tensionet kanë vazhduar, ndërsa marrëveshja është thyer në mënyrë të përsëritur.

Me dhjetëra njerëz kanë mbetur të vdekur në konflikt, ndërsa rreth dy milionë të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre që prej fillimit të luftës civile gate dy vite më parë.

Grupi hetimor beson se janë kryer krime lufte në Juba, Bor, Bentiu dhe Malakal, qytetet kryesore të konfliktit. Disa dëshmitarë në kryeqytetin Juba kanë thënë se kanë parë njerëz që janë detyruar të pinë gjakun dhe të hanin mishin e njerëzve, të cilët sapo ishin vrarë.

Në një raport të publikuar së fundmi nga Unioni Afrikan thuhet se janë zbuluar edhe varre masive. Një gjykatë e mbështetur nga ndërkombëtarët është thirrur për të vënë para drejtësisë të gjithë përgjegjësit për dhunën.

Top Channel