Tiranë, ndalohen inspektori i Tatimeve dhe ish-administratori i një firme

29/10/2015 09:50

Policia e Tiranës në bashkëpunim me Drejtorinë e Tatimeve ka ndaluar këtë të enjte një inspektor kontrolli dhe përfaqësuesin e një biznesi.

Në një komunikatë zyrtare bëhet e ditur se në ambjentet e policisë janë shoqëruar inspektori me inicialet N.D, 28 vjeç dhe P.H, 63, ish-administrator i një kompanie private.

Nga dokumenti zyrtar mësohet se biznesmeni, i ndihmuar nga inspektori dhe në bashkëpunim me disa biznese të tjera, ka fshehur të ardhurat e kompanisë për të cilën punonte, aktive në fushën e import-eksportit të mallrave.

Ndaj tij rëndon akuza e “fshehjes së të ardhurave”, ndërsa ndaj 28-vjeçarit N.D ajo e “shpërdorimit të detyrës”. Sipas burimit, dëmi financiar i shkaktuar shtetit nga kjo skemë mashtrimi arrin shifra të konsiderueshme.

Ndërkohë, agjentët e sektorit të antikrimit financiar kanë shpallur në kërkim një person të tretë, një tjetër inspektor kontrolli të Tatimeve, me inicialet E.H, për akuzë të ngjashme me atë të kolegut të ndaluar.

Top Channel