Nuk kishte mësuar, mësuesja i vizaton një penis të madh në fletën e provimit

29/10/2015 09:45

Një mësuese gjimnazi në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës vizatoi në fletën e provimit të nxënësit të saj një penis të madh për të treguar se ai kishte dalë dobët në testim.

Mësuesja e gjuhës dhe artit në Chapin High School ka kërkuar falje pasi fotoja e fletës së provimit u postua në rrjetet sociale nga vetë nxënësi.

Nëna e nxënësit është ankuar, duke thënë se nëse kjo gjë do të bëhej nga një mësues ndaj një nxënëseje, do të ishte marrë më seriozisht dhe mësuesi do të largohej nga puna.

Top Channel