Elbasan, godet me thikë ish-dhëndrin; arrestohet

29/10/2015 10:00

Policia e Cërrikut ka vënë në pranga një person pasi ka tentuar të vrasë me thikë ish-dhëndrin e tij. Burime zyrtare të policisë së Elbasanit bëjnë të ditur se është arrestuar Majkëll Raga.

Sipas policisë, rreth orës 22:00 të së mërkurës në fshatin Linas të Cërrikut, gjatë një konflikti, Raga ka qëlluar me thikë F.M, 32 vjeç, ish dhëndrin e tij.

Ky i fundit është dërguar menjëherë në spital, ku dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mbi Ragën rëndon akuza e vrasjes së mbetur në tentativë.

Top Channel