PD: Ndërto vilë për Ramën që të bësh biznes në Shqipëri

29/10/2015 10:20

Partia Demokratike ka publikuar një dokument që sipas saj tregon se Ministria e Shëndetësisë ka dorëzuar tek ndërtuesi personal i kryeministrit Edi Rama pothuajse të gjithë fondin limit për blerje ambulancash.

“Ndërtuesit të vilave të Edi Ramës në Dardhë dhe në Durrës, Agron Papulit, po i ecën mirë biznesi, dhe investimi që ka bërë për luksin e Edi Ramës, po i kthehet sot disafish. Para se të marrte Jaguarët me xhama të zinj, makinat e sheikëve, tek dyqani i Papulit, afera 2 milionë euroshe, Edi Rama i ka dhënë atij edhe 1 miliardë e 247 milionë lekë për blerje ambulancash”, tha deputetja Eleina Qiriqi në një deklaratë për mediat.

Korrupsioni thellohet çdo ditë sipas skemës së Edi Ramës, ku nuk ka tender, nuk ka garë, nuk pritet kush ofron më pak. Paratë bëhen gati e shkojnë tek miqtë e tij. Është e qartë mënyra se si mund të bësh biznes në Shqipëri sot. Ndërto dhe fali një vilë Edi Ramës, ai të jep miliardat”, shtoi Qiriqi.

Top Channel