I ngulen shufrat e hekurit në qafë, mbijeton për mrekulli (KUJDES! Pamje të rënda)

29/10/2015 11:00

Një motoçiklist indian ka mbijetuar mrekullisht pasi dy shufra hekuri iu ngulën në qafë.

Hamar Singh Rajput u përlas në Raxhastan me një kamion që po transportonte materiale ndërtimi dhe shufrat e gjata iu ngulën në qafë, duke i dalë në kurriz.

“E ndjeva menjëherë që isha plagosur keq. Mendova se do vdisja. Ndodhi gjithçka shumë shpejt dhe nuk e kuptova si e humba kontrollin e motorit”, tha Rajput.

Mjekët ia hoqën shufrat e hekurit pas një operacioni që zgjati 3 orë dhe tashmë Rajput po rekuperohet në shtëpi.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel