Armë e tritol në stan, dy të arrestuar në Bulqizë

29/10/2015 11:10

Dy persona janë arrestuar teksa u janë gjetur armë, tritol, municione dhe lëndë narkotike. Burime zyrtare të policisë së shtetit thonë se pas kontrollit në një stan në vendin e quajtur Kaptina e Martaneshit në Bulqizë, janë arretuar Kujtim Lena, 41 vjeç nga Tirana dhe Luan Vata, 38 vjeç po nga Tirana.

Në stanin e tyre u gjendën një automatik model 56, dy karrikatorë me fishekë, një thikë me këllëf, një kallëp dinamit 400 gr, 100 copë kapsolla detonatore, 4.35 gram kanabis sativa.

Mbi Lenën rëndon akuza e armëmbajtjes pa leje, shkelje të rregullave mbi lëndët plasëse, ndërsa mbi Vatën akuza e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel