Bularat, Rokanas: Shqipëria të lejojë zhvarrimin e të rënëve të luftës italo-greke

29/10/2015 00:00

Në Bularat të Gjirokastrës është përkujtuar përvjetori I Luftës italo-greke dhe rënia e ushtarëve grekë të vitit 1940-1941. I pranishëm ka qenë ambasadori grek Leonidas Rokanas , autoritete lokale dhe të zgjedhur të bashkive me popullsi minoritare. Ambasadori Rokanas kërkoi prej qeverisë shqiptare respektimin e marrëveshjes per varrezat e ushtareve greke

“Desha të tërheq thellë vëmendjen me zemër për qeverinë mike shqiptare dhe popullin mik shqiptar : Të vdekurit tanë janë ende të pavarrosur nën tokën tuaj. Shumica e të rënëve të luftës italo-greke kanë rënë në këto territore. I bëj thirrje edhe një herë qeverisë shqiptare të lejojë zhvarrimin e eshtrave të ushtarëve tanë, njohjen e tyre dhe rivarosjen një një varr të denjë pasi kjo situatë nën të cilën gjenden sot dua ta them dhe e them me shumë kurajo nuk vlerëson qytetërimin tonë”, është shprehur Leonidas Rokanas, ambasador i Greqisë.

Duke iu referuar luftës italo-greke, Rokanas tha se grekët i referohen asaj me krenari dhe emocion si një angazhim që e tejkaloi ekzistencës me qëllim final paqen. Vangjel Dule kreu i PBDNJ i pranishëm në ceremoni duke komentuar për të njëjtën çështje tha se ajo tashmë është një çështje civilizimi.

“Dihet dhe ajo është e qartë që shumica e popullit shqiptar i mirëpriti si çlirimtar dhe iu bashkua përpjekjes së ushtarëve grekë në luftën italogreke”, tha Vangjel Dule, kreu i PBDNJ.

Një ceremoni e ngjashme është mbajtur edhe në Këlcyrë. Ndërkohë që sipas statistikave zyrtare të palës greke të rënët në Shqipëri gjatë luftës italo-greke kanë qenë rreth 11 mijë vetë. Autoritetet greke kërkojnë zyrtarisht zbatimin e një marrëveshjeje për kërkimin e të paktën 3 mijë ushtarëve.

Top Channel