Kinë, tashmë familjet mund të kenë edhe dy fëmijë

29/10/2015 00:00

Kina ka vendosur më në fund të heqë dorë nga politika prej disa dekadash e të lejuarit vetëm një pasardhës për çdo çift që lidhej në martesë. Lajmi bëhet i ditur nga raportime të agjencisë shtetërore të lajmeve “Xinhua”.

Çifteve në Kinë do t’u lejohet tashmë të kenë nga dy fëmijë, bën të ditur media në fjalë, duke cituar një deklaratë të lëshuar nga Partia Komuniste.

Politika e shumëdebatueshme është prezantuar fillimisht në vitin 1979 në nivel kombëtar, për të ngadalësuar normën e rritjes së popullsisë dhe deri më tani, përllogaritet të jenë parandaluar rreth 400 milionë lindje. Gjithsesi, shtetësimet në lidhje me popullsinë tashmë në moshë të Kinës kanë ushtruar presion për këtë ndryshim.

Çiftet që shkelnin politikën e të pasurit vetëm një fëmijë trashëgimtar janë përballur me dënime të ndryshme, nga gjobat dhe humbja e punësimit, e deri te aborti i detyrueshëm. Përgjatë viteve, politika është lehtësuar disi në disa provinca, pasi demografët dhe sociologët kishin ngritur shqetësimin e rritjes së kostove sociale dhe rënies së numrit të fuqisë punëtore.

Top Channel