SHBA, Paul Ryan zgjidhet në krye të Dhomës së Përfaqësuesve; pason Boehner

29/10/2015 00:00

Republikani Paul Ryan nga Wisconsin është zgjedhur në krye të Dhomës amerikane të Përfaqësuesve, duke zëvendësuar në këtë post të dorëhequrin John Boehner.

Edhe pse hezitoi të garonte në fillim, ai menjëherë fitoi mbështetjen e shumicës së republikanëve të Kongresit, për të pasuar Boehnerin, nga Ohio.

45-vjeçari Ryan ka qenë bashkëgarues i kandidatit republikan Mitt Romney gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2012.

Ai ka ndihmuar së tepërmi në përcaktimin e buxhetit dhe politikave të taksave në Kongres, si dhe mësohet se e ka kërkuar këtë post vetëm e vetëm për të unifikuar republikanët.

Në pozicionin e ri tashmë, ai do të jetë i dyti në radhë pas përfaqësuesve të Presidencës, apo më saktë pas zëvendëspresidentit për nga rëndësia.

Mes shumë përgjegjësive të tjera, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve vepron edhe si personi drejtues i kësaj ndarjeje të legjislativit amerikan për çështje administrative dhe biznesi.

Top Channel