Marrëveshja, Kina do të blejë 130 avionë “Airbus”

29/10/2015 00:00

Kina ka nënshkruar një marrëveshje 17-miliardë dollarëshe për blerjen e 130 avionëve nga konsorciumi europian “Airbus”. Marrëveshja është bërë publike pas një takimi mes kancelares gjermane, Angela Merkel dhe kryeministrit kinez, Li Keqiang në Pekin.

Kontrata përfshin 30 avionë 330 dhe 100 A 320. Më herët këtë vit, “Airbus” ra dakord për të ndërtuar një fabrikë të re në portin verior të Kinës, Tianjin.  Kompania është e përfshirë në një garë të ashpër konkurence me amerikanen “Boeing”, për dominim në tregun kinez.

Pas takimit mes dy liderëve, po ashtu u nënvizua nevoja e nisjes së bisedimeve për tregtinë e lirë. Kryeministri kinez, Li Keqiang nënvizoi se Kina do të jetë një treg gjigand për Gjermaninë, ndërsa vendi i tij mund të mësojë shumë nga industria gjermane.

Dy liderët nënshkruan edhe një marrëveshje për bashkëpunim strategjik mes prodhuesit gjerman të makinave “Volksëagen” dhe Bankës Industriale dhe Tregtare të Kinës. Kjo bankë është huadhënësja më e madhe në Kinë ndërsa “Volksëagen” është prodhuesi i makinave me më shumë shitje në Kinë.

Kryeministri kinez shprehu ndërkohë shqetësim për krizën e refugjatëve në Gjermani dhe Europë, por tha se beson që kontinenti i vjetër ka aftësitë e nevojshme për të përballuar këtë sfidë.

Top Channel