Polonia, e gatshme ta ekstradojë Polanskin në SHBA

29/10/2015 00:00

Qeveria e re e Varshavës duket e gatshme të ekstradojë drejt SHBA-ve regjisorin francezo-polak, Roman Polanski, ku akuzohet për përdhunim.

Njoftimi ka ardhur vetëm pak pas fitores së zgjedhjeve parlamentare nga ana e partisë së të djathtës, “Ligj e Drejtësi” (PIS), e udhëhequr nga Jaroslaë Kaczynski (Kaçinski).

Vendimi përfundimtar i gjykatave të Krakovës pritet të jepet gjatë së premtes. Edhe vetë regjisori 82-vjeçar pranon të ketë kryer seks me një 13-vjeçare, pasi e kishte droguar atë.

Polanski kërkohet në Shtetet e Bashkuara për përdhunim të Samantha Gailey, në vitin 1977, që në atë kohë ishte vetëm 13 vjeç. Pas fitores së të dielës, ekzekutivi i ri polak i udhëhequr nga partia “Ligj dhe Drejtësi”, i cili ende nuk është formuar por kjo gjë do të ndodhë shumë shpejt, është shprehur në favor të ekstradimit të Roman Polanskit.

Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Polonisë të ekstradojnë regjisorin që prej rreth një viti, kur Polanski mori pjesë në një transmetim televiziv në përurimin e Muzeut historik të hebrenjve polakë në Varshavë.

Por, Roman Polanski gjithsesi mund të mos shkojë në SHBA. Aktualisht ai ndodhet në Francë, zotëron edhe shtetësinë e këtij vendi, ndërkohë që sipas ligjeve në fuqi, vendit që i kërkohet të ekstradojë një të kërkuar mund ta bëjë këtë vetëm me shtetasit e vetë.

Për fat të keq ndoshta? Kjo sepse Roman Polanski ka qenë edhe në Poloni kohët e fundit për të xhiruar një film për çështjen “Dreyfus”.

Top Channel