17-vjeçarja vret nënën, i kishte hequr telefonin

29/10/2015 00:00

Një studente 17-vjeçare është arrestuar nga forcat e rendit në Melito Porto Salvo, në Reggio Calabria, pasi dyshohet për vrasjen e nënës së saj. Patrizia Crivellaro, infermiere 44-vjeçare është vrarë më 25 maj të këtij viti me armë zjarri.

Megjithatë, karabinierët kanë mundur vetëm tani të rindërtojnë skenën e ngjarjes. Motivi i krimit? Fyerjet e rënda për shkak të rezultateve të dobëta në shkollë të së bijës, që kulmuan me ndalimin e përdorimit nga ana e kësaj të fundit të celularit dhe kompjuterit.

Tashmë vrasësja është vënë në dispozicion të Prokurorisë italiane të Gjykatës së të miturve në Reggio Calabria, por për momentin është dërguar në një institut penitenciar për minorenë jashtë rajonit.

Me sa kuptohet, 17-vjeçara kalonte shumë kohë në rrjetet sociale kaq shumë të famshme në mbarë botën dhe vendimi i së ëmës për t’i ndaluar përdorimin e këtyre mjeteve teknologjike e çoi drejt vendimit tragjik.

Top Channel