Gjykata hedh poshtë kërkesën e Mjacajt për gjykim të shkurtuar

29/10/2015 18:00

Nën masa të forta sigurie, Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka zhvilluar të enjten pasdite seancën gjyqësore për shqyrtimin e kërkesës për gjykim të shkurtuar ndaj Sokol Mjacajt, personi i cili në fillim të muajit korrik qëlloi për vdekje dy turistët çekë gjatë një tentative grabitje me armë.

Sokol Mjacaj, i qetë dhe me një antiplumb në trup, i shoqëruar edhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë është paraqitur para trupit gjykues me akuzën për vrasjen makabre të dy turistëve çekë, Michael Savatos dhe Anna Kosinova në zonën e Dukagjinit.

I braktisur nga familjarët, Mjacaj që në fillim të seancës ka kërkuar që  gjykata t’i caktojë një avokat mbrojtës. Gjykata i ka caktuar si avokat mbrojtës, avokaten Elvira Jakova, e cila sipas procedurave standarde i ka paraqitur trupit gjykues kërkesën për gjykim të shkurtuar. 

Pasi ka dëgjuar dhe organin e akuzës, gjyqtari Arbër Celaj ka hedhur poshtë kërkesën e mbrojtjes për gjykim të shkurtuar.

Në seancën e radhës pritet dhe kërkesa e organit të akuzës për burgim të përjetshm për Sokol Mjacajn.

Top Channel