Eva Carneiro padit Chelsean

29/10/2015 00:00

Ish-mjekja e Chelseat, Eva Carneiro ka vendosur të padisë skuadrën londineze për lirim nga detyra e saj në kushte presioni.

Në Britaninë e Madhe, ajo që njihet si “constructive dismissal”, është vepër penale kur punëdhënësi krijon një ambient armiqësor për punëmarrësin dhe nuk i jep mundësinë që të luftojë për të mbajtur vendin e punës.

Avokatët e Carneiros kanë përgatitur të gjitha dokumentet ligjore, të cilat janë dorëzuar edhe në zyrat e skuadrës së Chelseat, dhe pritet që në vazhdim palët të ftohen në seancën dëgjimore.

“Blutë” dhe avokati i mjekes kanë tre muaj që negociojnë për të arritur një marrëveshje, por të gjitha përpjekjet kanë dështuar. Në rast së ka marrëveshje përpara seancës së parë dëgjimore, atëherë çështja pushon dhe gjithçka mbyllet pa filluar.

Deri më tani, Federata angleze ka shpallur të pafajshëm Jose Mourinhon dhe skuadrën e Chelseat në lidhje me akuzat që janë ngritur për sjelljen ndaj Eva Carneiros.

Gjithçka nisi më 8 gusht të këtij viti kur Chelsea luante me Swansean. Sfida, e vlefshme për kampionatin anglez, ishte në minutat e fundit kur rezultati ishte 2-2, ndërkohë që “blutë” e Mourinhos po bënin përpjekje për ta fituar ndeshjen.

Pikërisht, në një rast që Chelsa mund të kundërsulmonte, Eva dhe kolegu i saj, futen në fushë për të ndihmuar Eden ahzard, lojtarin që ishte shtirë në fushë. Sipas rregullit, Hazard duhej të shoqërohej jashtë vijave, duke bërë që londinezët të mbesin me 8 lojtarë në fushë, pasi më parë edhe një tjetër ishte ndëshkuar me të kuq.

Top Channel