Beckham, tatuazh të dizenjuar nga vajza e tij

30/10/2015 00:00

Ai njihet si një personazh që i preferon shumë tatuazhet, të cilët kanë një kuptim të veçantë për të dhe tatuazhi i fundit i bërë në trupin e David Beckham ka një kuptim të veçante, pasi jo vetëm i është dedikuar vajzës së tij, por edhe është dizenjuar nga vetë ajo.

Teksa ka publikuar punën e fundit artistike në trupin e tij, ish-futbollisti 40-vjeçar ka publikuar gjithashtu vizatimin e bukur të bërë nga vajza e tij.

Victoria e ka publikuar fotografinë e tatuazhit të fundit të David në llogarinë e saj të “Instagram”-it, bashkangjitur së cilës ka shkruar: “Harper është një artiste e vërtetë”.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel