Librazhd, falsifikuan dokumentat e pasurisë; 3 në pranga

30/10/2015 08:40

Tre persona janë ndaluar në Librazhd me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumentave.

Në pranga janë vënë 55-vjeçari Sali Terziu, ish-hartograf pranë ZVRPP-së Librazhd; 63-vjeçari Jonuz Bardhoshi, topograf privat dhe 56-vjeçari Abdyl Bahiti, i cili ka firmosur në emër të babait të tij të vdekur për një çështje pronësie.

Këta shtetas u arrestuan nga efektivat e policisë pasi në vitin 2012, duke shpërdoruar detyrën, kanë falsifikuar dokumentat për pasurinë të  shtetasit Abdyl   Bahiti, banues në Librazhd.

Bahiti   u  ndalua  pasi  në vitin 2012 ka aplikuar  pranë  ZVRPP Librazhd për ndarje pasurie dhe në dokumentin e aplikimit ka firmosur në emër të babait të tij,  shtetasit  SH.B.,  i cili, bazuar në certifikatën e vdekjes, rezulton i vdekur në vitin 1998.

Top Channel