Tepelenë, kapen 13 kilogramë hashash; arrestohen 3 persona

30/10/2015 10:20

Policia e Fierit ka finalizuar me sukses operacioni i koduar me emrin “Komar” dhe janë kapur 13 kilogramë hashash si dhe tre persona, zotërues të saj.

Personat e arrestuar janë Shezair Sinanaj, 55 vjeç nga Patosi, ish-oficer policie; djali i tij Dorian Sinanaj, 27 vjeç, dhe kushëriri i tij Fuat Bakia, 52 vjeç, banues në fshatin Komar të Tepelenës.
 
Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi në ngarkim të tyre kishte filluar procedimi penal dhe u aplikuan metoda speciale të hetimit për veprën penale “prodhim dhe shitje e lëndëve narkotikve në bashkëpunim”.

Top Channel