Nëna e një fëmije që ka bërë një testim në shkollë ka vendosur të shpërndajë në internet një foto të provimit të të bijës. Vajza kishte shkruar se rezultati i 5×3 është 15, dhe llogaritet duke mbledhur pesën tre herë, pra, 5+5+5. Por, gabim!

Fotoja është parë mbi 3 milionë herë, pasi problemi është më i komplikuar se kaq, dhe nuk ka të bëjë thjesht me detyrën e vajzës. Prej disa vitesh disa vende në SHBA, kanë adoptuar “Common Core”, që me fjalë të thjeshta është një reformë që ka të bëjë me programin e anglishtes dhe matematikën në shkollët fillore e më pas.

Prindërit kanë qënë të ndarë për këtë reformë, duke menduar se është për shkak të programeve të reja që zgjidhja 5×3 nuk është e njëjtë me 5+5+5 por me 3+3+3+3+3.

Top Channel