Shembet dheu, humb jetën 45-vjeçari

30/10/2015 14:40

Një 45-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e shembjes së një masivi dheu. Burime paraprake të policisë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Borje të Kukësit.

Lulzim Sadiku ishte duke punuar në Centralin Elektrik në momentin kur është shembur sasia e dheut, duke i marrë dhe jetën. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel