Lirohet britaniku i fundit që mbahej në Guantanamo

30/10/2015 00:00

Pas 13 vitesh burgim, është liruar edhe britaniku i fundit qe mbahej ende në  Guantanamo. Shaker Aamer është larguar tashmë nga baza ushtarake amerikane e pritet të mbërrije më vonë gjatë ditës në Mbretërinë e Bashkuar.

46-vjeçari me shtetësi saudite është mbajtur që prej 2002-shit në burgun ushtarak amerikan në Kubë, por ndaj tij nuk është ngritur kurrë ndonjë aktpadi zyrtare e nuk ka pasur asnjë proces gjyqësor.

Aamer, baba i katër fëmijëve, ka leje qëndrimi pa limit në Angli për shkak se bashkëshortja e tij është britanike.
 
Arrestimi ndodhi në Afganistan, në vitin 2001, mbështetur në pretendimet e autoriteteve amerikane se kishte drejtuar një njësi luftëtaresh talebanë e se kishte takuar edhe ish-liderin e Al-Kaedes, Osama bin Laden.

Top Channel