Kore e Veriut, regjimi pasurohet me punë skllavëruese

30/10/2015 17:45

Regjimi në Korenë e Veriut, i ndodhur në një situatë ekonomike të rrënuar në nivele të tejskajshme, ka gjetur një mënyrë të re për të mbushur arkat e shtetit.

Dhjetëra mijëra koreano-veriorë dërgohen nga pushteti për të punuar jashtë vendit në punë skllavëruese, për të mbledhur valutë të huaj dhe për ta dërguar sërish atë në vendin e tyre.

Denoncimi është bërë nga relatori i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut në Korenë e Veriut, Marzuki Darusman, në një raport për Asamblenë e Përgjithshme.

Sipas Darusman, ky aktivitet, që përdoret nga Peniani për të shmangur sanksionet e OKB-së, i siguron regjimit komunist të vendit aziatik nga 1 deri në 2.3 miliardë dollarë në vit.

Njohësit e Koresë së Veriut janë të bindur për një gjë, se në mos e tërë shuma, pjesa dërrmuese e këtyre miliardëve do të shkojnë për shpenzime ushtarake.

Referuar këtu tendencës së njohur të Penianit nën drejtimin e Kim Jong Un për t’i bërë rivalitet fqinjit të tij jugor por sidomos atyre që i quan “imperialistët amerikanë”.

Top Channel