Siria, sinjale pozitive nga takimi i Vjenës; ndasi vetëm për të ardhmen e Assad

30/10/2015 20:00

Takimi i diplomatëve në Vjenë për konfliktin e Sirisë shfaqi shenja optimizmi. Ai u finalizua me një koferencë për shtyp të misistrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov së bashku me shefin e diplomacisë amerikane John Kerry dhe të dërguarin special për Sirinë, Steffan de Missura.

Lavrov tha se Kremlini është i vendosur në rrugën e tij për të luftuar terrozrizmin në rajon, megjithatë, sipas tij, fati i Sirisë mbetet në duart e popullit të saj. Nga ana e tij, shefi i diplomacisë amerikane e konsideroi takimin si konstruktiv.

SHBA dhe  fuqi të tjera botërore propozuan një plan të ri: armëpushim në Siri në gjashtë muajt e ardhshëm, ndjekur nga formimi i një qeverie tranzitore e cila do të ketë pjesë të saj anëtarë të opozitës.

Nga ana e tij, Irani, i cili mori për herë të parë pjesë në bisedime, propozoi një periudhë tranzitore gjashtë-mujore në Siri, ndjekur nga zgjedhjet për të vendosur fatin e Bashar al-Assad.

Megjithatë, Irani nuk këmbënguli në tezën për të mbajtur Assad në pushtet dhe deri diku u përshtat me propozimet e vendeve perëndimore. Diplomatët bënë me dije se takimi tjetër rreth krizës do të mbahet pas 2 javësh.

Top Channel