Neil Douglas po bëhej gati të fluturonte nga Londra në Galway, por në momentin kur shkon në avion për t’u ulur në vendin e tij, zbulon diçka të jashtëzakonshme.

Ai me kokën poshtë i kërkon udhëtarit pranë tij që të lirojë pak rrugën, por kur ngre kokën thotë vetëm një fjalë. “Oh dreq…”, në atë moment Douglas zbulon se njeriu që ishte pranë vendit tij ishte identik si ai.

“Pastaj filluan të qeshurat, në të vërtetë të gjithë udhëtarët po qeshnin me të madhe. Ne bëmë një selfie dhe kaq. Por, ku shkova në hotel, shoh që edhe ai ishte në të njëjtin hotel në Galway. E pabesueshme.”, rrëfen Douglas.

Njeriu që ngjante me të ishte Robert Stirling nga Londra, ndërs Douglas, që punon si fotograf dasmash, është nga Glasgou.

Fotoja bëri xhiron e botës, me reagime shumë të bukura nëpër rrjete sociale. Sidoqoftë, Douglas dhe Stirling shkuan edhe në një lokal irlandez për të pirë nga një birrë, ndërsa thonë se tash e tutje do të jenë miq.

FOTO GALERI
1/2
Neil Douglas (djathtas) dhe Robert Stirling (majtas)

Top Channel