Kosova në Lojërat Mesdhetare

31/10/2015 00:00

Një tjetër fitore vjen për Kosovën, e cila është pranuar si anëtare 25-të e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare në Kuvendin e Përgjithshëm të Jashtëzakonshëm, të mbajtur në Uashington.

Me këtë vendim, Kosova do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare 2017 në Tarragona të Spanjës. Kjo njohje e Kosovës vjen pas njohjes nga ana e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe të Komiteteve Olimpike Europiane. Mësohet se në mbledhje ka pasur kundërshti të shumta, por që në fund u votua që Kosova të pranohet me të drejta të plota dhe të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare 2017, të planifikuara të mbahen nga 30 qershori deri më 9 korrik në vitin 2017.

Lojërat Mesdhetare janë një ngjarje shumësportëshe që mbahet çdo katër vjet në mes të Europës, vendeve afrikane dhe aziatike dhe te shteteve që janë afër Detit Mesdhe.

Kosova do të bashkohet me 18 anëtarë europianë: Shqipëri, Andorra, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Qipro, Franca, Greqia, Italia, Maqedonia, Malta, Monako, Mali i Zi, San Marino, Serbia, Sllovenia, Spanja dhe Turqia. Gjithashtu pjesë janë dhe Algjeria, Egjipti, Maroku dhe Tunizia në Afrikë, dhe Liban dhe Siri në Azi.

Çdo shtet që kufizohet me Detin Mesdhe është anëtar me përjashtim të Izraelit. Kosovën është pjesëmarrësi i pestë pa dalje në det, pas Serbisë, Maqedonisë, Andorrës dhe San Marinos.

Top Channel