Një person në Vankuver filmoi momentin kur mbërriti në shtëpinë e tij, ndërsa në shtrat gjeti një të ri duke fjetur.

Ai ishte një student në gjendje të dehur që kishte ngatërruar shtëpinë. Edhe pse jo në banesën e tij, ai ishte rehatuar duke fjetur, ndërsa nuk u shqetësuar aspak kur në shtëpi hyri pronari i saj.

I riu në gjendje të dehur ngulmoi fillimisht se kishte paguar qiranë për të fjetur në atë krevat dhe nuk lëvizte nga aty. Por edhe kur ai e kuptoi gabimin pranoi mikpritjen e të zotit të shtëpisë, që i ofron të kalojë natën në shtëpinë e tij, por jo në shtratin ku ai ishte shtrirë fillimisht, por në një tjetër dhomë.

“Jeni në shtëpinë e gabuar”, i drejtohet fillimisht pronari i shtëpisë studentit, “Unë kurrë nuk ju kam parë më parë në jetën time”. Por mysafiri i paftuar reziston fillimisht duke thënë: “Unë kam paguar për këtë shtrat”, ndërsa pasi kthjellohet disi, ai e kupton gabimin dhe i kërkon të falur.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel