Rihanna, më transparente se kurrë

31/10/2015 00:00

Videoklipi i fundit i Rihanna-s, “Bitch Better Have My Money”, është kritikuar jo pak për skenat e forta seksuale dhe të dhunës që përçon.

Megjithatë, versoni i hedhur në treg nuk është asgjë në krahasim me atë origjinal. Disa skena të çensuruara të videoklipit po qarkullojnë së fundmi në internet dhe në to përmasat e dhunës dhe skenat e nxehta të Rihanna-s janë më të theksuara.

Në video, këngëtarja 27-vjeçare shfaqet më transparente se kurrë. E veshur me një fustan plastmasi të tejdukshëm, Rihanna shfaqet duke torturuar një burrë.

Skena ngjason më shumë me një skenë të filmave horror, por me ndryshimin se është shumë më e nxehtë.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel