Tepelenë, sekuestrohen 140 kg kanabis sativa

31/10/2015 00:00

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar një sasi prej 140 kg kanabis sativa, dhe ka arrestuar një person. Burime zyrtare bëjnë të ditur se në sajë të operacionit të koduar “Luftinjë” janë gjetur 24 thasë me kanabis, një kallashnikov me 30 fishekë në fshatin me të njëjtin emër në Tepelenë.

Lënda narkotike u gjet ndaj kontrollit të ushtruar në dy banesat e vëllezërve Sela. Në shtëpinë e shtetasit Agim Sela , 58 vjeç , u gjetën dy thasë me lëndë narkotike rreth 25 kilogramë. Sela është kapur dhe arrestuar në flagrancë.

Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e vëllait tjetër, Myslym Sela 56 vjeç, janë gjetur dhe sekuestruar 22 thasë plastikë me lëndë narkotike, rreth 115 kilogramë.

Gjithashu po gjatë kontrollit në banesën e Myslym Sela është gjetur dhe sekuestruar edhe një armë zjarri kallashnikov. Myslym Sela si dhe dy djemtë e tij Gentian Sela 26 vjeç dhe Xhevit Sela 24 vjeç janë shpallur në kërkim për veprat penale ” Prodhim e shitje të narkotikëve më bashkëpunim” dhe “Prodhim e Mbajtie pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel