Sipërmarrësit, rezerva për ndryshimet ligjore kundër evazionit dhe informalitetit

31/10/2015 11:00

Sipërmarrësit kritikojnë qeverinë për kalimin pa u këshilluar me ta të ndryshimeve ligjore që ashpërsojnë masat kundër informalitetit dhe evazionit në Kodin e Procedurës Penale dhe Kodin Penal.

Ky shqetësim u ngrit nga kreu i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka në takimin me temë “Beteja kundër informalitetit”.

“Mazhoranca, duke patur mbështetjen e shumicës së biznesit nuk duhet të bënte hapa pa u konsultuar për nismat ligjore në Kodin e Procedurës dhe në Kodin Penal. Nuk e di se cilit deputeti i intereson një sipërmarrës në burg?”, tha Jaka.

Kreu i Dhomës së Tregtisë, përveç shqetësimeve të sipërmarrjes, parashtroi edhe një sërë propozimesh sesi duhet të vijojë lufta kundër informalitetit dhe evazionti fiskal.

Ndërkohë, i pranishëm në panel, ministri i Jashtëm, Shkëlqim Cani, duke iu përgjigjur kritikave mbi aksionin, tha se ai lindi si domosdoshmëri e kërkesës së vetë biznesit që kërkonte formalizimin.

Cani tha se dy muaj nuk mund të përmbysin situatën e krijuar në 20 vjet, por shtoi se dy muaj vënë në lëvizje makinerinë e formalizimit të ekonomisë.

Top Channel