Felipe Massa si James Bond

31/10/2015 14:05

Ka kohë për përgatitjet maksimale për Çmimin e Madh të Meksikës, por ka gjithashtu hapësirë edhe për t’u argëtuar me makinat e Xhejms Bond.

Felipe Masa mori rolin e një agjenti të spiunazhit britanik të lartësuar në serinë e filmave të 007, duke dhënë shfaqje në Meksiko Siti, aty ku të dielën zhvillohet gara e kampionatit të Formula 1.

Piloti brazilian testoi makinën Jaguar të modelit C-X75, e njëjta me të cilën aktori Deniel Krejg luan në filmin e fundit Spectre.

“Ajo çfarë e bën kaq shumë speciale drejtimin e kësaj makine është shpejtësia dhe argëtimi, madje për pak çaste mendova se mund edhe të parakaloja Xhejms Bond. Mund edhe të jem i përshtatshëm për një rol në film”, tha me shaka Felipe Masa.

Ai po përgatitet për garën në Meksikë që është e para në këtë vend pas 23 vjetësh. Felipe Masa është aktualisht i gjashti në renditjen e përgjithshme dhe këtë sezon është ngjitur dy herë në podium.

Top Channel