Akuzat e Bashës, PS: Shqiptarët nuk e njohin mirë, nuk i zihet besë

31/10/2015 00:00

Deputetja Blerina Gjylameti reagoi nga selia e Partisë Socialiste për akuzat e liderit të opozitës. Ajo tha se Lulzim Basha në detyrat që ka mbajtur si ministër dhe kryebashkiak vetëm ka gënjyer dhe mashtruar, ndaj sipas Partise Socialiste, shqiptarët nuk mund t’i besojnë atij.

“Se çfarë është i aftë të bëj Lulzim Basha këtë e ka treguar e shkuara e tij. Si ministër i Transporteve vodhi 240 milionë euro në rrugën Durrës- Kukës dhe i shpëtoi drejtësisë dhe akuzave formale të prokurorisë duke u hequr si i sëmurë e duke paraqitur një raport mjekësor. Si ministër i Jashtëm shiti interesin kombëtar duke i falur fqinjve detin shqiptar. Si ministër i Brendshëm urdhëroi policinë të vriste 4 qytetarë të pafajshëm në mes të bulevardit, vetëm e vetëm se protestonin kundër qeverisë së Lulzim Bashës. Si kryetar i bashkisë së Tiranës më mirë të mos flasim, se katër vite fjeti veç gjumë që bëri të pabërën me lejen e ndërtimit që do të përgjigjet shumë shpejt”, tha Blerina Gjylameti.

Top Channel