Eksperienca zvicerane, shërbimet ndaj qytetarëve dhe forcimi i ekonomisë

31/10/2015 15:25

Bashkia e Val-de-Travers me 11.000 banorë, deri disa vite më parë konsiderohej si më e varfëra në Zvicër. Por pas bashkimit të 9 komunave në një njësi të vetme administrative, përfitimet ishin të shumëfishta.

Struktura e shpenzimeve do të ndryshonte tërësisht ku vetëm 7% e buxhetit përdoret për administratën bashkiake, ekonomia publike 11 % ndërsa pjesa më e madhe e buxhetit prej 28% përqind shkon për arsimin dhe formimin. 

Frederic Mairy kyrtar I bashkisë së Val-de-Travers ishte në konferencën e pushtetit vendor në Tiranë për të ndarë me kryebashkiakët shqiptarë eksperiencën tranformuese të bashkisë që ai drejton.

Në një intervistë për Top-Channel fillimisht jep një koment për implementin e rreformës territorial në Shqipëri.

“Mendoj që është një reform shumë ambicioze. Ne gjithashtu kemi patur një proces bashkimi, por ishte shumë më i ngadaltë. Këtu në Shqipëri kemi nje proces tjetër i cili është i ndërmarrë nga lart, nga qendra. Por mendoj se ky proces është interesant sepse jep dinamika dhe përpiqet të lëvizë gjërat përpara më shpejt se ajo që bëmë ne ne Zvicër. Është një metodë tjetër e cila mund të funksionojë”.

Bashkimi  komunave dhe bashkive të vogla . Çfarë ndryshimi solli për Val-de-Travers ?

“Thjesht na lejoji që te mblidhemi bashkë. Mund të jetë e lehtë ta thuash por kur jemi më të mëdhenj, jemi më të fortë dhe jemi më plotësues. Më parë ishin 9 komuna të cilat kishin rivalitete të vogla me njëra tjetrën, jo gjëra serioze, por të cilat nuk ishin mësuar të punonin së bashku. Ndërsa tani që kemi një bashki, jemi më të fortë dhe kemi më shumë legjitimitet edhe përpara niveleve më të larta të qeverisjes, te cilat në Zvicër janë kantonet. Pra, ne vetëm mund të fitojmë duke punuar kështu së bashku”.

Nga përvoja juaj në Val-de-Travers sa kohë zgjati i gjithë procesi i bashkimit të 9 komunave?

“Procesi zgjati rreth 20 vjet. Pra ishte një process shumë i ngadaltë, i shkaktuar gjithashtu edhe nga nje kuadër i vështirë ekonomik. Rajoni ynë kaloi përmes shumë viteve të vështira me shumë falimentime, me një krizë që erdhi nga industria e prodhimit të orëve, gjë që ishte shumë e rëndësishme për ne.

Kjo e bëri më të lehtë për të lëvizur, por përsëri na u deshën rreth 20 vite. Sic thashë, Ishte një proces i kundërt më këtë që po ndodh në Shqipëri, i cili ishte më në përputhje me zakonet tona, ku ne nuk i bëjmë gjërat me shpejtësi dhe të imponuara nga lart. Ishte më në përputhje me kulturnë  tonë”.

Kur ju bashkuat 9 komuna, cilat ishin dobitë (benefitet) në aspektin ekonomik dhe të shërbimeve për qytetarët?

“Në aspektin ekonomik, mendoj se dobia më e madhe ishte se grumbullimi së bashku bëri që kompanitë të fillonin të vinin përsëri në rajonin tonë. Shkrirja së bashku, grumbullimi (I komunave) na bëri më të fortë dhe të aftë për t’I ofruar kushte më të mira kompanive të cilat ishin të gatshme për tu vendosur në rajonin tonë. Dhe për popullatën, na lejoji që të ruajmë të njëjtin nivel shërbimesh. Ne nuk ofrojmë më shumë shërbime por arrijmë të ofrojmë të njëjtat gjëra për të gjithë popullatën. Kjo do të thotë që më parë kishte banorë nga disa fshatra të cilët përfitonin disa lloj shërbimesh, dhe kishte banorë nga fshatra të tjera që merrnin lloje të tjera shërbimesh. Ndërsa tani të gjithë trajtohen në mënyrë të barabartë”.

Top Channel