Seria A, Interi mposht Romën dhe merr kryesimin

01/11/2015 00:00

Një gol i Gary Medel mjaftoi për të vendosur se kush prej Interit apo Romës do të merrte kryesimin e përkohshëm të Serisë A, me zikaltërit që u imponuan 1-0 në ndeshjen e zhvilluar në San Siro.

Beteja për titullin ishte me një ritëm të lartë, por pika kulmore ishte vetëm goditja nga distanca e futbollistit kilian, që pushoi në rrjetën e kryeqytetasve.
 
Roma luajti për gati 20 minuta me 10 futbollistë pas përjashtimit të Miralem Pjanic, por si verdhekuqtë ashtu dhe Inter, kishin shanset e tyre për të shënuar, edhe pse pa sukses.

Mbrëmja e natës së Hallouinit ka qenë një makth edhe për Torinon, në derbin e qytetit ndaj Juventusit. Skuadra “granata” humbi 2-1 ndaj kampionëve në fuqi në një ndeshje të vendosur in ekstremis, pikërisht atëherë kur pritej që barazimi të fiksonte 90 minutëshin. Ashtu si në vitin 2014, Juventus vuan, por fiton kundër rivalëve të qytetit, duke marrë 3 pikë që largojnë disi krizën.

Pogba prishi ekuilibrat me një të djathtë nën tranversë, ndërsa barazimi i Torinos erdhi nga nëj goditje e fortë e Bovos në portën e Buffonit, ky i fundit më i miri në fushë. Në fundin e sfidës, presioni i Juves dha efekt me një luftë të Kuadrados në vijën fatale, që prodhoi dhe golin e fitores.

Top Channel