Hyseni, i bindur se Kosova do të anëtarësohet në INTERPOL

01/11/2015 00:00

Ministri kosovar i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni është shprehur i bindur se, Kosova do të pranohet në INTERPOL.

Përmes Facebook-ut, ai bën të ditur se aplikimi i Kosovës po trajtohet dhe – siç është shprehur, – “kemi besim se ai do të kulmojë me pranimin e plotë”.

Hyseni shkruan se profesionalizmi i Policisë dhe gatishmëria e saj për të qenë partnere e barabartë dhe e besueshme në luftën ndaj krimit janë garanci e së ardhmes së Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë, si anëtare e plotë dhe barabartë.

Top Channel